Thyen rregullin për vetëkarantinim, dy të rinj në Dibër e Pogradec gjobiten me 700.000 lekë

0
134

Dy të rinj, një nga Dibra dhe një nga Pogradeci janë gjobitur nga policia me nga 700 mijë lekë gjobë pasi thyenë rregullin per vetëkarantinim.

Sipas policisë të dy personat kishin ardhur nga Itali janë urdhëruar për tu vetëkarantinuar për 14 ditë, por nuk ata nuk kanë zbatuar urdhërin.

I riu nga Pogradeci ka hyrë në datën 6 mars nga Porti i Durrësit.

Policia thotë se 29 vjecari nga Dibra, me iniciale E.S., ka frekuentuar ambiente të jashtme të fshatit, ndërsa personi nga Pogradeci ka qarkulluar me makinë në rrugë.

Ndersa në Durrës janë gjobitur 3 shoferë që kanë thyer rregullat e qarkullimit në kushtet e shtetrrethimit dhe i është bllokuar patenta për 3 vjet.

Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë.

Zjarr Tv Ad