U arratis nga Rusia pasi protestoi “live” kundër pushtimit të Ukrainës, avokati i gazetares ruse: Sëbashku me vajzën ndodhen në Europë! Janë nën mbrojtjen e…

0
38

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova e cila protestoi live në televizionin kombëtar kundër pushtimit të Ukrainës, është arratisur drejt Europës.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i saj, Dmitry Zakhvatov në një prononcim për AFP.

“Ovsyannikova dhe vajza e saj u larguan nga Rusia vetëm pak orë pasi iu dha masa e sigurisë arrest shtëpie. Ata janë në Europë tani” – tha shkurtimisht Zakhvatov.

Gjithashtu avokati konfirmoi se gazetarja dhe vajza e saj tashmë janë nën mbrojtjen e një shteti europian, por nuk e specifikoi se në cilin vend janë strehuar.

Ndërkohë, sipas avokatit, djali i Ovsyannikova-s është ende në Rusi. Ish-redaktorja e televizionit kombëtar rus, protestoi live gjatë edicionit të lajmeve kundër pushtimit të Ukrainës.

Ajo shpalosi një banderolë të madhe në ekran ku kritikonte vendimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Fillimisht ajo u gjobit me 250 euro, por më pas autoritetet ruse nisën një hetim ndaj saj për propagandë.

Zjarr Tv Ad