Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK pas akuzave për “Korrupsion pasiv”. Prangosja e tij vjen fill pas hetimeve lidhur me video skandalin të publikuar ditë më parë, ku Safet Gjici kryente marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij në bashkinë e Kukësit.
Ai rrezikon deri në 7 vite burg për këtë vepër penale. Ndërkohë, gruaja e shfaqur në video, shtetasja Alma. K., është lënë në ‘arrest shtëpiak’ për akuzën korrupsion aktiv. Në video skandal, ish-kryebashkiaku i Kukësit dhe gruaja në fjalë shfaqeshin teksa bisedonin edhe për një tender që ajo do të merrte nga bashkia për sterilizimin e qenve.
Në momentin që u publikua videoja, SPAK nisi hetimin për shpërdorim detyre, por pas publikimit të videos së gjatë ku bisedohej edhe në lidhje me një tender për sterilizimin e qenve u ngrit akuza për ‘korrupsion pasiv’.




