U plagos me plumb gome në protestën e studentëve, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit

Share

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës studentore të 24 tetorit në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga spitali në Itali, pas ndërhyrjes kirurgjikale që i shpëtoi syrin.

“Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli, asgjë nuk është e pamundur”, shkruan i riu, duke përcjellë mesazhin e tij pas operacionit.

Edhe miqtë dhe të afërmit e Erjonit kanë publikuar fotografi me të në spital, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Tigri ynë!”, në shenjë mbështetjeje për 28-vjeçarin, i cili është përballur me një periudhë të vështirë pas plagosjes gjatë protestës.

Lajmi për përfundimin me sukses të ndërhyrjes kirurgjikale ka sjellë lehtësim, megjithatë, rikuperimi i plotë i shikimit mbetet një proces që do të vlerësohet nga mjekët në vijim.

Read more

Local News