Friday, July 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Vendi Ushqimet dhe pijet në Shqipëri, çmimet më të larta të regjistruara ndonjëherë

Ushqimet dhe pijet në Shqipëri, çmimet më të larta të regjistruara ndonjëherë

0
298
Zjarr Televizion Adccccc

Shqipëria nuk është aspak vendi më i lirë në Europë sa i përket çmimeve për mallrat e konsumit apo shërbimet.

Eurostat thotë se, Shqipëria është më e shtrenjtë se Serbia dhe Mali i Zi në Europë, sa i përket çmimeve të shprehura në paritetin e fuqisë blerëse.

Në vendin tonë, çmimet në total janë sa 52% e mesatares europiane, ndërkohë që në Serbi janë në 51% dhe në Maqedoni në 47%. Të gjitha vendet e tjera të Europës përfshirë rajonin janë më të shtrenjta se ne.

Nga të dhënat e Eurostat vihet re gjithashtu se, Shqipëria është më e lira në Europë në kategorinë e restoranteve edhe hoteleve, me çmimet sa 40.3% e mesatares europiane.

Tjetër kategori që e vendos Shqipërinë në pozitën e më të lirës në Europë është ajo e pajisjeve të transportit personal, me çmimet në 79.3% të mesatares europiane. Kjo kategori ndërkohë, është e vetmja ku çmimet në raport me Europën janë ulur në krahasim me vitin 2016.

Kategoria që ka pësuar rritjen më të madhe në krahasim me vitin paraardhës ndërkohë, është ajo e ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike, ku çmimet kanë kapërcyer nga 71.9% e mesatares së BE, në 74.9%.

Ky është niveli më i lartë që prej 2007, kur ka filluar edhe mbledhja e këtyre të dhënave. Kjo tregon se Shqipëria po i afrohet Europës në një indikator ku askush nuk do të dëshironte, atë të çmimeve.

Sa i përket veshjeve, shqiptarët i paguajnë thuajse sa europianët, me një normë në 97%, nga 95.5% të vitit paraardhës. Në drejtim të shpenzimeve të përgjithshme familjare Shqipëria lë pas edhe vende të tjera të rajonit e më gjerë, si Bullgaria apo Turqia, me një normë në 52.3% të mesatares europiane dhe lehtë mbi mesataren e vendeve kandidate, që fiksohet në 51.2%.

Në këtë kategori, çmimet kanë prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2009. Në barometrin e komisionit europian për 2018, thuhej qartë se, shqiptarët vlerësojnë si problemin e tyre kryesor rritjen e çmimeve. Me të dhënat më të fundit të Eurostat, ky shqetësim duket i justifikuar./SCAN

Zjarr Tv Ad