Vasili kritika Kuvendit: Ekranet për Zelenskin si lloto lagjeje, Rama për vete vendos ekrane gjigante LED

0
44

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka shprehur pakënaqësi ndaj përgatitjeve të Kuvendit për përcjelljen e fjalimit historik të presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelensky.

Vasili thotë se katër ekranet e vendosura në Kuvend ngjasonin me një “lloto futbolli” lagjeje, ndërsa sipas tij, gjatë fushatës, kryeministri Edi Rama nuk kursen për vete ekrane gjigante LED.

Reagimi i Vasilit:

Ekranet e Ramës në Kuvend për Zhelenskin si Lloto lagjeje!

Rama ky merakliu i madh i imazhit, fjalimin historik të Presidentit të Ukraines Zhelenski e paraqitën në Kuvendin e Shqipërisë me ca ekrane si të LlotoFutbolli-t

Shihini ekranet gjigande, që rezervon për vete ky Rama kur mba ato dërdëllitjet publike të tij.

Sot Kuvendi duhet të kishte paraqitjen më dinjitoze se kurrë ndonjë herë.

Por në të kundërt të kesaj Kuvendi i qeverisur nga Rama u shndërrua në një Lloto Futbolli lagjeje me ca ekrane të vegjel dhe me një teknologji audio mizerabël.

Këta nuk kursejnë për ekrane gjigane LED për fushatat e gënjeshtrave të tyre kurse sot imazhi i Kuvendit ishte mjeran.

Turp!

P.S Shikoni fotot sot dhe fushatat e Rames, krahasimi eshte i thjeshte fare!!

Zjarr Tv Ad