Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur akuza mbi drejtuesin e fushatës së PD-së në Elbasan, Gazment Bardhin, pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.
Veliaj thotë se bodyguardi i Bardhit, ka eleminuar “me plumba në mish” ditën e sotme. Ai më tej bën një dallim mes mazhorancës dhe opozitës, duke u shprehur se njëra forcë është e paqtë dhe tjetra, bën thirrje për prehje sfurqesh.
“Bodyguardi i atij që drejton fushatën dhe eleminon njerëz me plumba në mish. Nëse ka mbetur ndonjë i lëkundur, i pavendosur dhe hezitues, mjafton të shohë këtë muaj fushatë. Do të shohë një forcë që bën thirrje për prehje sfurqesh dhe sëpatash, dhe një force tjetër që hap aeroportin e Kukësit. Kush do ta kthejë Shqipërinë në 1997 dhe kur gocat nuk dilnin nga shtëpia, dhe kush janë njerëzit e paqës. Pala tjetër janë akoma ça ke që shef. Sa nuk e ka mendjen Luli del në skenë Ilir Meta dhe thotë merrni sfurqet. Jemi në vitin 2021”, theksoi Veliaj.
Mesditen e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin. Pas një përplasjeje të mes mbështetësve të PD-së dhe PS-së, ku humbi jetën shtetasi Pjerin Xhuvani, ish-drejtor i LSI-së, por që së fundmi operonte me PS-në.




