Vranë shokun e tyre, gjykata lë në burg Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin

0
24

Apeli i Durrësit ka lënë në burg Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin.

Ata akuzohen për vrasjen e Florian Lamçjas i cili u qëllua mëngjesin e 30 korrikut me sende të forta e shishe në trup e në kokë.

Hajdari dhe Sanxhaktari u përfshinë në një grindje me sende të forta me Florian Lamçen duke bërë që ky i fundit të humbasë jetën për shkak të goditjeve.

Sipas Policisë, personat e përfshirë në konflikt ishin në gjendje të dehur. Madje, burimet nga uniformat blu bënë të ditur se 34-vjeçari Sanxhaktari në momentin e shoqërimit në Polici ka qenë në një gjendje të rëndë, pas konsumimit në sasi të lartë të alkoolit.

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, është një personazh i njohur për drejtësinë.

Sanxhaktari është akuzuar se ka kryer një sërë veprash penale, por me sa duket, gjithmonë i ka shpëtuar drejtësisë.

Ndërkohë Sanxhaktari njihet edhe si miku i afërt i Sokol Çelës, ky i fundit i akuzuar si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi A8” goditi makinën e patrullës së Policisë, brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

Zjarr Tv Ad