Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

0
60

Adritatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” deklaroi se subjekti që ai drejton nuk do të bashkohet me asnjë forcë politikë në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Tiranës.

Lapaj tha në emisionin “Opinion” se do  të mbështeste një kandidat të pavarur, duke theksuar se bashkëpunimi me forcat e tjera opozitare do të ishte hipokrizi.

“Nuk do dal kundër për parim. Nuk dua të jem ai që prish festë. Mënyra se si po procedohet nuk është e duhur. Jemi duke folur për qytetin më të madh në vend. E vërteta është se vihet në këtë pikë sepse sistemi ka penguar prodhimin e elitave. Për të arritur në një kandidat të tillë nuk arrihet për të ulur dy herë Adriatikun në tavolinë apo dikë tjetër. A doni të dini si bashkohemi në këtë histori? Nuk jam shprehur se kemi pritur që dikush të dalë dhe të deklarojë që të kandidojë si i pavarur dhe të kërkoj mbështetjen e kësaj partie apo asaj. Unë nuk mund të jem hipokrit. Jemi të hapur për të mbështetur një kandidat të pavarur. Por ne për të hyrë në një marrëveshje partiake me parti të tjera nuk do të ndodh”, tha Lapaj.

Zjarr Tv Ad