Zjarr në banesën e studenteve në Shkodër, një vajzë në gjendje të rëndë

0
29

Një banesë në katin e tretë të një pallati, është përfshirë nga zjarri në Shkodër.

Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme përballë Fakultetit të Drejtësisë.

Mësohet se në banesën e përfshirë nga flakët jetonin disa studente, ku njëra prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Bëhet fjalë për 20-vjeçaren Esmeralda Gjinaj nga Elbasani, e cila pas ndihmës së marrë në spitalin e Shkodrës, u dërgua drejt Tiranës në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, teksa hetimet janë në vijim.

Zjarr Tv Ad