Zjarr në Voskopojë, digjen pyjet e fshatit Krushovë

0
100

Një zjarr ka rënë në pyjet e fshatit Krushovë në Njësinë Administrative të Voskopojës.

Administratori Kostika Zguri ka bërë të ditur se zjarri është shfaqur paraditen e sotme në pyjet me pisha të këtij fshati, i cili ndodhet 6 km larg Voskopojë.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të kësaj  njësie administrative dhe banorëve të zonës për të bërë të mundur izolimin e flakëve.

Sipas administratorit nga zjarri është djegur plotësisht një sipërfaqe prej 1 ha me pisha shume vjeçare. Burime zyrtare thanë se zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm nga barinj të zonës, por nuk përjashtohet mundësia që zjarri të  jetë venë nga të ardhur nga qyteti i Korçës, të cilët kishin zgjedhur pyjet e fshatrave të Voskopojës për të kaluar 1 Majin. Burimet thane se policia ka filluar hetimet për gjetjen e autoreve të zjarrvënies.

Zjarr Tv Ad