Friday, April 24, 2026
Ballina Aktualitet Zuzari (thonë se Fan S. Noli ka bërë këtë version të ri...

Zuzari (thonë se Fan S. Noli ka bërë këtë version të ri të poemës së tij: “Kirenari”)

0
129

Zuzari (thonë se Fan S. Noli ka bërë këtë version të ri të poemës së tij: “Kirenari”

 

Ç’deshe ti, mor, në

Kalvar, 0 qyqar qe re ne ar!

Del me loqen për sehir,

Kurban, bën dhe si

martir!

Rent nëpër kallaballëk,

Se ç’po ngjan s’merr

vesh as gëk, Je i bërë e s’mban dot anë

gomari ndër tiranë.

Nëpër pluhër dhe shamatë

Turren burrat, çirren

gratë

Turm’ e ndezur, e tërbuar,

Ti si shkëmb hiç s’e ke

rruar.

“Mir’ e gjeti, the, sarafi,

Se ashtu ia desh qylafi,

Se po çvishte vegjëlinë

me uzurën dhe

vergjinë”.

Po kur pe që veç

gënjeve,

Kryqësimin s’e

pëlqeve.

Rrëqebull, se ç’the një fjalë:

“Jo unë, po tymi të dalë!

Daleni– the – mor

aman-ni,

Oratorinë mos ma

ngani,

Si politikan po flas në

erë.

Ktë kam bër’dhe tjatër

herë!

Unë shum’bukur e

çvithova !

Me askënd s’u

këshillova,

Se katilët s’më

sajdisnin,

Si gomar më

qesëndisnin.

» Dhe kur pate veç havaze

Një thes mall të tërë e

zbraze

Për të mbytur

mallëngjimin,

Për të shuar

hidhërimin.

Po malli fort të tronditi

mbi Evropën të vërviti,

Tri negociata i grive

Me të fundit veç, u

shtrive.

Ç’ngjau pasandaj

s’kuptove

Serbin vajte përqafove

Evropës ju kapardise

Ballkanin e batërdise.

Ç’vete shtrëmbër në

Kalvar

0 qyqar, mu si nje *ar!

Se ç’përmbys, seç

kamçikon,

vjedh, shkatërron, shet

e mashtron

Dynjaja me habi pyet:

“Nga më krisi ky

tërmet?

A faj kam që më

mundojnë, Ktë dobiç pse s’ m’a

qerojnë?”

Djalli-Soros të

ngushëllon,

Dhe durim të këshillon:

“Mos kij dert, se jam

me ty,

mbath poturet edhe

mësy!”

Mos kij dert, mor

Kokërr *ar,

Ta bën këngën një

Shqiptar!

“Po pse, gjallë ësht’Shqiperia? Nuk i lash as

bir as bija!”

“Bëj durim, more zuzar

Po t’vjen ora per

kalvar!

Për paradë që bëre ti

çdo gomar ta ka zili”

Zjarr Tv Ad