“Erdhi një moment ku paguam qiranë dhe nuk kishim më asnjë lekë”- Aktori i humorit tregon mes lotësh historinë e tij: Qava shumë kur…

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Visjan Ukcenaj ka folur për familjen, marrëdhënien në çift dhe problemet që kanë kaluar duke përmendur kështu edhe periudhën më të vështirë në jetën e tij.

I ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” aktori tregon se 2018 ishte viti më i vështirë për të.

“Unë isha në periudhën më të vështirë në vitin 2018. Ne ikëm nga televizioni ku ishim atë vit. Jona ishte shtatzënë, erdhi një moment ku paguam qiranë dhe nuk kishim më asnjë lekë. Ka zgjatur disa javë. Kanë qenë shtatë javët më të vështira të jetës. Isha mësuar gjithmonë të punoj. Në atë periudhë kam shitur një kamerë. E kam pasur shumë pasion fotografinë dhe kur shita atë, kam qarë shumë”.

I përlotur, aktori tregoi se lindja e djalit ishte një ogur i mirë për familjen e tij.

“Por, viti 2018 kur lindi djali, ishte viti kur filloi të lulëzonte ekonomia ime, fillova punën e re. Edhe ardhja ime në Top Channel erdhi në një moment të vështirë për mua. Kisha disa oferta, por unë zgjodha të isha në familjen e Top Channel”.

Ai foli edhe për raportin e tij me vëllain, dhe sesi ka ndikuar largimi i tij nga Shqipëria.

“Vëllai nuk është se iku larg, në Gjermani, por iku shumë papritur. Ai ishte shumë mirë i pozicionuar këtu në punë, dhe u largua para 1 viti. E mbajta veten shumë kur ditën që u largua të mos qaja, por pasi ai iku qava shumë”

Zjarr Tv Ad