Erion Braçe: Jemi në krizë çmimesh. Mungesë transparence për karburantet

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Komisionin e Ekonomisë, deputeti socialist Erion Braçe ka folur për krizën e çmimeve në vend, ku tha se Bordet e Transparencës të ngritura nga qeveria për karburantet dhe ushqimet, po tregojnë pikërisht abuzimet dhe mosfunksionimet e tregjeve. Braçe thotë se disa biznesmenë të mëdhenj zotërojnë thuajse të gjitha tregjet.

“Jemi në mes të një krize çmimesh. Autoriteti i Konkurrencës nuk përcakton çmime, por ama është tregu, kërkesa dhe oferta që duhet t’i vendosin. Për të mbrojtur konsumatorin, qeveria ka krijuar bordet, një për çmimin e naftës dhe një për mallrat kryesorë ushqimorë. Funksionimi i bordeve ka nxjerrë në pah faktin se ne po paguajnë edhe koston e abuzimit apo mosfunksionimit të tregjeve. Mungesa e konkurrencës në tregje është problem shumë i madh që po e paguan qytetari, pavarësisht ndërhyrjes së qeverisë me dy bordet. Puna që po bëjnë ata po verifikon se edhe në vitet e mëparshme, mosfunksionimi i tregjeve ka sjellë kosto për qytetarët. Bordi po nxjerrë në pah, si te tregu i grurit, se kemi vetëm 4 operatorë që zotërojnë 98% të tregut, po kështu tregu i miellit, në tregun e vajit 4 operatorë zotërojnë 92% të tregut, te tregu i sheqerit 3 operatorë zotërojnë 97% të tregut. Është problem i madh konkurrenca e ngushtuar në kaq pak duar. Përqendrimi i tregut në të tilla përmasa dhe kostot që vijnë nga kjo. Për të mos folur për reagimin e njëkohshëm në vendosjen e çmimeve në një konkurrencë banale që lëviz me një 1 apo 2 lekë për t’u hedhur hi syve institucioneve“, tha Braçe.

Zjarr Tv Ad