Erion Braçe thërret fermerët ditën e Kongresit: Hajdeni në sheshin “Nënë Tereza”, t’i flasim Partisë Socialiste!

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë socialistëve që jetojnë në zonat rurakle dhe që merren me bujqësi, që të shtunën e Kongresit të vijnë në Tiranë. Arsyeja është thotë ai, kriza e ushqimeve dhe çmimeve.

Të shtunën e 9 prillit PS do të mbajë Kongresin e radhës dhe vetë kryeministri Rama ka kërkuar që deputetët të jenë kritikë dhe të shtrojnë hallet e njerëzve, ndërkohë që tha se nrdyshe nga herët e kaluara, aty do të jenë të pranishëm dhe grupe të caktuara interesi.

“Kam tre muaj qe flas e argumentoj tamam per keto! Askush nuk degjon! Ndaj, te shtune, ne oren 9.00, ne Sheshin Nene Tereza, ti flasim Partise Socialiste tamam per hallin e bujkut, blegtorit, prodhimit te tyre dhe ushqimit tone, ushqimit te te gjitheve”, shkruan ndër të tjera Braçe.

“A degjon me njeri ne kete vend? Per krizen e ushqimeve, te cmimeve dhe burimeve! Urdheroni cfare rekomandon Banka Boterore edhe per Shqiperine;

Heqje te menjehershme te barrierave dhe HAPJE TE TREGUT TE IMPUTEVE BUJQESORE, plehrave komi dhe perdorimin efikas te tyre;

Mbeshtetje me te madhe e me efikase buxhetore per prodhuesit bujqesor e blegtoral ne vend”, përmbyll Braçe.

Zjarr Tv Ad