Ka ambicie për postin e kryetarit të PD? Përgjigjet Rudina Hajdari, zbulon çfarë po ndodh në selinë blu

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E pyetur nëse ka ambicie për postin e kryetarit të PD, Rudina Hajdari deklaroi se duhet bërë një analizë e rëndësishme se ku është problemi i dështimit që pa pësuar dhe se ajo që ka dashur pas rikthimit në PD, është të afrohet me anëtarësinë, pasie ka patur shkëputje në mënyrën se si operonte partia.

Deklarata e Hajdarit:

“Jepen urdhra që të mos takohen ish-anëtarë dhe ish-deputetë, baza nuk duhet të reflektojë kulturën autokratike. Tipologjia e një kryetari në një parti në Shqipëri është e tillë dhe beteja që pata në parlament është dobësimi i rolit të kryetarit në hartimin e listave të kandidatëve. Ishte një betejë e vërtetë për të fuqizuar qytetarin dhe jo kryetarin e partisë. Dua që PD nëpërmjet statutit të ri, që ka potencial për ti dhënë më shumë peshë anëtarësisë nëpërmjet vendimmarrjes për mënyrën si zgjidhet kryetari, kryesia. Të gjitha këto mendoj se janë shumë të mira sa i takon mos përsëritjes së gabimeve të caktuara.

Nuk është mirë të bashkohen rreth zotit Basha, qoftë edhe Rudinës. Nëse do kemi të rinj intelektual që do na bashkohen rreth PD, duhet të bashkohen drejt konkurrencës së drejtë dhe barabartë. Nëse jo të hapin krahun. Për mua rëndësi ka që të dalë PD nga kriza, më tej do flasim. Duhet të ndalim lojën e tifozllëkut të individëve. Nuk është zgjidhja, konkurrenca ime në proces. Në momentin që krijohet një ekip i mirë ka një frymë dhe ofertë të re, do i japë më energji pozitive qoftë elektoratit, edhe PD.

Logjikisht mendoj se është një proces që ka kohën e vetë dhe zoti Berisha do vijë një ditë që do heqë dorë dhe kjo mund të jetë në një të ardhme të afërt. Ka një peshë brenda anëtarësisë dhe po përpiqet në mënyrën e tij për të dhënë kontribut. Mendoj që edhe zoti Basha po kushdo tjetër që angazhohet për të bashkuar PD, duhet të takohet dhe bashkohen në këtë mision.“-shprehet Hajdari.

Zjarr Tv Ad