Ermonela Jaho lë sallat botërore për të dhënë mësim në Shqipëri dhe përballet me zhgënjimin në auditoret e universitetit

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ermonela Jaho, sopranoja me famë botërore, Jaho është përballur me një situatë zhgënjyese në Tiranë. Ajo ka ardhur për të dhënë mësim në Teatrin e Operas artistëve të rinj por është përballur me një sallë, ku nuk kishte as pedagogë dhe as një student.

“Po e mbaj e po e mbaj por po e them troç fare: unë kam ardhur këtu dhe nuk kam parë asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Nuk po them se po sjell diçka të jashtëzakonshme, apo dua të luftoj dikë këtu. Edhe këta studentëve që kanë ardhur, këta këngëtarë të rinj, kanë ardhur nga jashtë. Jam aq e ngarkuar dhe prandaj kam kaq shumë për të thënë. Mendoj që kjo është një lloj egoizmi ndoshta, unë këtë e kam provuar para 30 vitesh, por më duket se është akoma edhe sot. Një pedagog nuk të jep dot 100%. Studentët ndoshta mungojnë se nuk i lënë pedagogët”, thotë ajo.

Kujtojmë që në botë emri i saj i mbush plot sallat e operave, ndërsa në Shqipëri gjen të boshatisur auditoret e universitetit në vend.

Zjarr Tv Ad