Ervin Salianji denoncon opozitarët e blerë: Hanin ndonjë plënc, qofte, pinin raki dhe e shplanin me ndonjë xhin me këta të PS-së

0
419
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ervin Salianji ishte i dërguar i PD-së që mbështeti në terren kandidatin e koalicionit “bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, që arriti të fitojë mandatin në mënyrë spektakolare, duke sfiduar kryeministrin Rama dhe të dërguarin politik të PS-së në qarku, Erion Veliaj. Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, Salianji tha për fat të keq në shumë zona drejtuesit e opozitës nuk punuan për fitoren, nuk bënin fushatë dhe ndoqën modelin e krijuar nga Lulzim basha për të bashkëpunuar me qeverinë.

“Janë zgjedhjet e gjashta që opozita ka të njëjtin qëndrim, pra nga zgjedhjet në zgjedhje nuk ndryshon Edi Rama, po nuk ndryshon edhe opozita. Askush nuk pret që rama të përmirësohet, ai nga zgjedhje në zgjedhje po shkon më keq. Po e përmirëson industrinë, apo makinerinë e deformimit të vullnetit të zgjedhësve dhe opozita duhet t’i përgjigjet kësaj me mjete të tjera dhe është e pamjaftueshme që opozita të jetë në të njëjtën retorikë si në zgjedhjet e tjera.

Ka patur një deformim të vullnetit të zgjedhësve, ka patur përfshirje të elementëve të inkriminuar, para dhe shitblerje të votës, por opozita duhet të garantojë votën e qytetarëve.

Opozita duhet të ribëhet, të ridimensionohet, të rikonceptohet që mënyrë që ta tejkalojë atë deformimim prej 20 për qind të blerjes së votave.

Ka njerëz nga opozita që nuk bënin ndonjë fushatë. Hanin ndonjë plënc, qofte, pinin raki. Pastaj nga darka uleshin me këta të PS-së dhe e shplanin me ndonjë xhin.

Duhen futur njerëz që bëjnë betejë, jo që qahen pasi përfundojnë zgjedhjet.

Opozita duhet të bëjë analizën e vet edhe për pjesën që i takon asaj.

Nuk mund të jetë Korça peng i një grupi shokësh një i PS-së dhe një i PD-së. Janë të bashkuar, hajde unë të bëj opozitën, ti pushtetin. Dhe vjen një moment që thonë njerëzit: Po pse t’ia jap votën unë këtij që s’ka pushtet, kur ky që bën si opozitar rri me këta të pushtetit? Ia jap direkt këtij të pushtetit.

Ky që vjen vërdallë me bluzë nate (Lulzim Basha) është modeli se si ndodhi kjo. Në 2017 me Çadrën e Lirisë u rrëzua gjysma e qeverisë dhe në vend që të vazhdonte presioni vajti dhe hyri bashkë me atë (Ramën) në qeveri. A ndodhi pastaj që çdo aksion lihej përgjysëm? Bëhej zhurmë e madhe dhe pastaj shfryhej”- u shpreh Salianji.

Zjarr Tv Ad