Neritan Sejamini: PD-së i duhet elitë e re, jo të vijojë me drejtorët e Bashës dhe besnikët e Berishës!

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Neritan Sejamini ka folur për elitën politike në Partinë Demokratike, e cila nuk rinovohet dhe kryesisht përbëhet nga besnikë të Sali Berishës dhe disa nga drejtorët e departamenteve që ka lënë Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se PD duhet të ndryshojë elitën e saj, nëse do të ketë ndonjë shans për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Pas largimit të zotit Berisha nga kryetar i PD, zoti Basha bëri një ndryshim total pas zgjedhjeve të 2017, të drejtuesve të lartë të PD. Krijoi departamente, sekretariate. Sot vijon me këtë lloj strukture. Zoti Basha, duke qenë se grupi parlamentar ishte grupi i vjetër, mori burokratët e nivelit të dytë të qeverisë Berisha dhe i emëroi në këto departamente. Me këtë parti u mundua tetë vjet të bënte opozitë. Ky lloj rinovimi nuk solli asgjë të re. Ishin të rinj, por nuk siollën ide të reja, karizëm. U krijua e njëjta skemë, pushteti absolut i kryetarit dhe gjithë të tjerët që i shërbejnë.

Zoti Berisha në 2005 kishte personalitete në parti, si Bode, Ruli, Topalli, Mustafaj, Olldashi, që ishin figura me shumë peshë, ndërsa nga 2013 ishin drejtorët e këtyre, zëdhënësit e tyre. Këta nuk u bënë dot politikanë. Basha nuk e modernizoi dot partinë, nuk u shkëput nga problemet e së shkuarës. Kjo parti që kemi sot nuk është zgjedhje e zotit Berisha, një pjesë u larguan, nje pjësë ngelën. Ky ekip është më tepër për sforco, sesa një ekip që ka dalë nga procese demokratike.

PD-së i mungon hapja, gara e brendshme. Elita e zotit Basha mbaroi, por as zoti Berisha nuk e krijoi një elitë të re. Elita që ka sot PD, u përcaktua nga qëndrimi që mbajtën ata në debatin e brendshëm. Ata që patën kurajo dhe qenë besnikë ndaj Berishës, u shpërblyen me poste.

Tani PD duhet të kalojë në këto procese, për të ndryshuar, për të vajtur në 2025 me një elitë të re politike, më të aftë, karizmatike”, tha Sejamini.

Zjarr Tv Ad