Ervis Martinaj bëhet “i gjallë” në …

0
285
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ervis Martinaj “është bërë i gjallë” në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte rekursin e bërë nga i shumëkërkuari Ervis Martinaj në lidhje me ngjarjen e ish-“Bllokut”, ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato e vetë Martinaj.
Në rekurs Martinaj kundërshtonte vendimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2018 që e la atë në burg për ngjarjen në zonën e ish-Bllokut, por që më u lirua nga Gjykata e Tiranës me garanci pasurore.

Në përfundim të procesit në Apel akuza ndaj Martinaj për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Ky vendimi Gjykatës së Lartë vjen në një kohë kur që prej 7 muajsh Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe njëkohësisht i shumëkërkuar nga SPAK.

Pak ditë me parë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Martinajt dhe familjarëve të tij iu sekuestruan 34 pasuri të dyshuara nga aktiviteti kriminal ndërsa për fatin e tij ende autoritetet nuk kanë një përgjigje.

Zjarr Tv Ad