“Është çështje trashësie, e ke ti këtë”- Duma debat me Felajn! Zv.kryetarja e Kuvendit: Nuk e drejtoni ju seancën që të kërkoni llogari

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma dhe drejtuesja e seancës, zv.kryetarja Ermonela Felaj janë përfshirë në një debat për çështjen e rregullores.

Duma kërkoi nga Felaj që të mos i ndërpresë fjalën deputetëve, pa e ditur se çfarë do të thonë ata.

Nga ana tjetër, Ermonela Felaj iu drejtua Grida Dumës duke i thënë se “nuk e drejtoni ju seancën që të kërkoni llogari”.

Debati

Duma: Koeficienti i ulët inteligjences kur përmbajtësisht shqetëson forma, është çështje trashësie e ke ti këtë. Tani pse ja hoqët zonjës Bano fjalën?

Felaj: Zonja Duma nuk e drejtoni ju seancën që të kërkoni llogari për çdo urdhër të drejtuesit të seancës.

Duma: Pyetje mund të të drejtoj..

Felaj: Nëse kërkoni fjalën për procedurë flisni për procedurë, për çështje të njëjta nuk mund ta merrni fjalën sa herë të doni për procedurë. Ndryshon rregulli për procedurë.

Duma: Procedurë..

Felaj: Po flisni pra unë po ju pres dhe nuk flisni.

Duma: Po mos e hiq, procedura kjo është!

Felaj: Pse sa prisni ju që t’ju pres, t’ju pres që të mbaroni kohën e foljes.

Duma: Pse jeni e shqetësuar kaq shumë

Felaj: Ju lutem shikojeni rregulloren

Duma: Ju do ta shikoni ndonjëherë

Felaj: Lexoni rregulloren dhe më thoni kush është kërkesa juaj proceduriale

Duma: Kam dëshirë tju bëj të ndërgjegjësohni në ca pozite jeni. Kërkesa ime proceduriale është që bashkë me atë etiknë e fjalëve të thënshme ose të pathënshme të diskutojmë edhe për rolin e kreut të seancës, që i ndërpret fjalën deputetit pa e ditur çfarë do të thotë. Këtë gjë e keni bërë disa herë

Felaj: Faleminderit zonja Duma kërkesa juaj për rolin që duhet të luajë drejtue3si i seancës nuk është kërkesë që rregullorja e rendit si procedurë, drejtuesi i seancës detyrat i ka të përcaktuara në rregullore.

Zjarr Tv Ad