Votimi i fshehtë/ Opozita bëhet bashkë me Partinë Socialiste për anëtarin e Bordit të RTSH-së, mbledhin 97 vota pro! S’ka konsensus për kandidaten e KLP-së! 

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Maxhoranca dhe opozita në Parlament kanë bashkuar për here të parë votat për të miratuar anëtarin e Bordit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, duke i dhënë këtë detyrë, Edmond Tullumanit.

Votimi i fshehtë për kandidatin Tullumani, mori 97 vota pro nga PS dhe PD, 5 vota abstenim dhe 5 vota kundër.

Ndërkohë që Parlamenti ka dështuar në arritjen e konsensusit për të votuar “Arta MANDRO anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që ka rezultuar nga hedhja e shortit të dytë në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”.

Për këtë votim të fshehtë u grumbulluan vetëm 72 vota pro, 8 abstenime dhe 10 vota kundër. Duke qene se nuk u arrit shumica e cilesuar kandidatura u rikthy serish ne Komisionet e Kuvendit.

Ndërkaq, Parlamenti miratoi dhe emrin e Petraq Likës si anëtar të Bordit të Energjisë Elektrike, ky i fundit mori në total 72 vota pro,10 kundër dhe 8 vota abstenim.

Po ashtu u rrëzua dhe kandidatura rivale e Bledar Qira, i cili mori në total vetëm 14 pro, 13 kundër dhe 74 abstenime.

Zjarr Tv Ad