Është zbuluar deklarata shokuese që Princ Charles i ka thënë Lady Dianës një ditë para dasmës…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Princeshë Diana, ishte e parapëlqyera e të gjithëve për sharmin, nurin dhe hijeshinë e saj si femër, por edhe si një njeri i dashur dhe e dhënë për pas njerëzve, duke mos folur si Princeshë, sepse aq i shkonte roli i Princeshës. Një natë para dasmës përrallore, Princ Charles i deklaroi asaj se ai nuk e dashuronte atë.

Të paktën kështu zbuloi Penny Thornton, një astrolog i Dianës, në dokumentarin e ri “The Diana Interview: Revenge of a Princess”, transmetuar të enjten në Mbretërinë e Bashkuar 25 vjet pas intervistës së saj të famshme në “Panorama” të BBC, shkruan PEOPLE.

Një nga gjërat më tronditëse që Diana ndau me mua, ishte se natën para dasmës, Charles i kishte thënë se ai nuk e donte”, tha Thornton. “Unë mendoj se Charles, nuk donte të hynte në dasmë me një premisë të rremë. Ai donte ta qartësonte me të dhe ishte shkatërruese për Dianën”.

“Ajo nuk donte të vazhdonte me dasmën pas atij momenti, ajo mendoi të mos merrte pjesë në dasmë.

Gjatë intervistës së saj, në vitin 1995 për BBC me reporterin Martin Bashir, Princesha Diana zbuloi se si ajo ashtu edhe Princi Charles, ishin të përfshirë në afera gjatë martesës së tyre.

Zjarr Tv Ad