“Europa do pushojë së ekzistuari”, habit djali i Erdogan: E ardhmja është e zymtë, ata janë komikë

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bilal Erdogan, djali i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka habitur me deklaratën e tij duke thënë Evropa do të pushojë së ekzistuari.

Këtë deklaratë e ai e ka bërë para mbështetësve të AKP -së në pushtet. Gazetari turk Abdullah Bozkurt, ka publikuar dhe videon në rrjetet sociale ku djali i Rexhep Tajip Erdogan, dëgjohet duke thënë ndër të tjera se në Evropë nuk ka asnjë person qëmeriton të quhet udhëheqës.

“Nuk ka asnjë në Evropë që meriton të quhet udhëheqës. Të gjithë janë kthyer në komikë. Edhe Amerika aktualisht po diskuton çështje shumë serioze dhe po përballet me vështirësi serioze. E ardhmja e Evropës është e zymtë. Është lënda në të cilën jam ekspert dhe në të cilën kam doktoraturë. Evropa do të pushojë së ekzistuari.”

 

Zjarr Tv Ad