Rama jep lajmin e mirë për rinovimin e patentave: Nga muaji Nëntor aplikantët do të përfitojnë 43 % ulje të tarifave

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata qytetarë, të cilët zotërojnë një leje drejtimi dhe duan që të rinovojnë patentat me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se duke nisur nga Nëntori i këtij viti, tarifat për patentat që do të rinovohen, do të pësojnë ulje drastike, nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.

“LAJM I MIRË nga DPSHTRR

Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.

Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%

Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad