Familja shqiptare rrezikon të dëbohet nga territori francez

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çifti shqiptar dhe dy fëmijët e tyre u detyruan të linin mjediset e hotelit.Shërbimi social ka njoftuaer se nuk do të paguajë më për shpenzimet e familjes, shkruajnë mediat franceze.

 “Ne jemi të trishtuar, nuk duam të na dëbojnë”, tha Elkidi. “Nuk ka logjikë, kjo familja mund të dekurajohet për të ardhmen e saj”, tha Marina Rakoçeviç, një nga mbështetëse e familjes.

Djali i tyre i madh, Elsi, 4-vjeç, është regjistruar në kopsht në qendër të qytetit, ku ai është integruar mirë, pavarësisht se në fillim e kishte pasur të vështirë të fliste  frëngjisht. Ndërsa djali i vogël i famijes ka pasur probleme shëndetësore dhe rregullisht ai shkon në qendrat spitalore ku merr shërbimin e duhur.

Ndërsa çifti Mlloja në qershor kishte paraqitur një kërkesë për leje qëndrimi në prefekturë, për shkak të gjendjes shëndetësore të djalit të tyre. Por prindërit asnjëherë nuk kishin marrë përgjigje për kërkesën e paraqitur në prefekturë.

Familja që  nga fillimi i vitit 2017 qëndron në Francë. Ajo kishte udhëtuar në Itali më pas në Gjermani përpara se të kërkontë azil në Francë.

Por kërkesa për azil nga ana e shtetit francëz i është refuzuar. “Do të ishte e rrezikshme që ata të ktheheshin për të jetuar atje. Ata jetonin në kushte të vështira dhe ishin të kërcënuar nga mafia lokale”, thotë Marina Rakoçeviç.

Këtë të enjte në mëngjes, në dhomën e ngushtë të hotelit që ata kanë ndarë për një vit e gjysmë, familja Mlloja kishte bërë gati çantat, por shumë sende ishin të shpërndara nëpër dhomë.  Familja duhet të lërë ambientet e hotelit dhe do të dërgohet në Landivisiau.

Nisja për në Landivisiau

E përballur me paralajmërimin, shumë banorë ishin mobilizuar që nga qershori i kaluar dhe bashkë me to edhe Lidhja e të Drejtave të Njeriut, CCAS si dhe edukatoret e kopshtit ku ishte djali i familjes.

“Ka vende bosh për strehim social në Concarneau,” tha Marina Rakoçeviç. Por më në fund vendimi u mor dhe familja do dërgohet nëLandivisiau . Nuk dihet nëse familja do të dëbohet apo do lejohet të qëndrojë.

 

Zjarr Tv Ad