Festë në Itali, pret Lojërat Olimpike Dimërore 2026

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Olimpike ka përzgjedhur dy qytetet italiane Milano e Cortina si qëndrat ku do të zhvillohet Olimpiada Dimërore e vitit 2026.

Në “SëissTech Convention Center” në Zvicër,  Presidenti i Komitetit Olimpik, Thomas Bach ka shpallur fitues Milano- Cortina e cila garonte me Stokholm-Aare.

“Dreaming together” është moto-ja e projektit olimpik italian i cili synon të bashkoj rreth sportit traditën, kulturën, inovacionin drejt së ardhmes.

Dreaming Together”, nuk është vetëm ëndërra e dy qyteteve mikpritëse e Lojërave Olimpike por e gjithë vendit, është Italia.”, është shprehur kryeministri italian Giuseppe Conte.

Ky vendim i Komitetit Olimpik botëror është përshëndetur dhe nga Presidenti Sergio Mattarella, i cili me një video mesazh u shpreh se: “Pasioni e interesi për lëvizjen olimpike e për vlerat e saj do të shtohen e do të shpërndahen më tej në Itali e në rruzullin tokësor falë Lojërave Olimpike Botërore të 2026 në Milano-Cortina.”

Ndërsa Guvernatori i Rajonit të Venetos ku ndodhen gjeografikisht këto qytetete shprehet i kënaqur pasi me këtë rast do të jetë mundësia që vizitorë nga e gjithë bota të njihen me vargun malor Dolomiti, pasuri e Uneskos.

“Lojërat Olimpike të vitit 2026 janë një mundësi e madhe për teritorin tonë”, tha ai, duke nënvizuar se në këtë projekt olimpik janë përfshirë lojëra në respekt të ambientit e natyrës.

 

Zjarr Tv Ad