Fevziu i dhuron shishen me verë Ramës: E kisha bërë gati për humbjen tënde, por vera nuk vjetrohet, pret derisa të dilni ju…

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”. Në fund të emisionit, Blendi Fevziu i dhuroi atij një shishe verë, që tha se e kishte llogaritur për t’ia dhënë për “pension politik”. Kaq mjaftoi që ky moment të shoqërohej me batuta mes palëve… Blendi Fevziu: Zoti Rama, ju kisha përgatitur në fakt një shishe verë Kallmet të Arbrit që e prodhon për emisionin “Opinion” në format të madh. Mendova që do ta kishe për pensionin politik këtë…

Edi Rama: E kishe përgatit për Lul Bashën.

Blendi Fevziu: Për pension politik e kisha llogarit në fakt.

Edi Rama: E kishe përgatit për Lul Bashën.

Blendi Fevziu: Por vera nuk vjetrohet, pret derisa të dilni ju…

Edi Rama: Po përse nuk e more në emisionin kryetarin e opozitës javën e fundit?

Blendi Fevziu: Këtë po e le këtu.

Edi Rama: E kishe lënë ta merrje si kryeministër të enjten e…

Blendi Fevziu: E kisha lënë në fakt kur të humbje, thashë të pije ndonjë gotë verë në darkë, se nuk kishte çfarë të bëjë

Edi Rama: Të jemi realistë, këtë e kishe bërë gati për Lul Bashën që të vinte të njëjtën si kryeministër, prandaj nuk erdhi javën e kaluar. Për fatin tënd të mirë shumë si shqiptar, jo si demokrat, për ty si demokrat është fat i keq, për ty si shqiptar është fat i mirë.

Blendi Fevziu: Ç’i ke këtu që i ndan njerëzit, ku e di ti për kë votojnë njerëzit?

Edi Rama: Ti? Patronazhistët të japin i sigurt PD.

Zjarr Tv Ad