Kryeministri Rama i bën propozimin e papritur Lulzim Bashës: Ka vetëm 2 rrugë…

0
791
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama i ka propozuar liderit demokrat Lulzim Basha, që të eleminojë babanë e tij politik, Sali Berisha. Ndër të tjera, Rama u shpreh se edhe ai vetë e ka asgjësuar babain e tij politik, duke iu referuar Fatos Nanos.

Teksa fliste, Rama propozonte tërthorazi që Basha të asgjësonte babanë e tij politik dhe më pas ta respektonte e të këshillohej me të. Sipas Ramës, respekti për babanë politik, vjen pasi ta eleminosh atë.

“Nuk ka lider nëse nuk vret babanë tënd politik. Edhe unë e kam respektuar Fatos Nanon, e kam respektuar dhe këshillohem me të, por respekti vjen pasi ta eleminosh. Ta asgjësosh politikisht po themi. Angela Merkel e eleminoi babanë e saj. E mori e nxori jashtë nga partia Helmut Kohl-in. Saliu rri atje. Njeriu ikën dhe thotë vazhdo ti, jo ikën dhe rri ti, ti bëj këtë e atë. Dy rrugë ka, o ti je lider dhe ikën dhe thua ju zgjidhni e ju mbështes, ai që rri atje duhet asgjësuar. Lulzim Basha duhet të ishte dikush tjetër, ta zgjidhte dhe të rrinte në Lalëz me kalamajtë, jo e vuri këtu dhe i thotë jam dhe unë,” kështu u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad