Fiancimi rus, Strazimiri: Diçka të vërtetë ka, PD e interesuar ti shkojë çështjes në fund

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gent Strazimiri anëtar kryesie i PD gjatë një interviste gjatë një interviste për RTV ORA me foli lidhur me shqetësimet e financimeve ruse në vendin tonë.

Ai tha se diçka të vërtetë ka ndërsa shtoi se PD është e vetmja e interesuar ti shkojë çështjes deri në fund.

Gent Strazimiri: Kjo çështje rikthehet pasi është një lajm ndërkombëtar. E ka thënë inteligjenca amerikane. Këtu diçka të vërtetë ka. PD është e vetmja e interesuar ti shkojë çështjes deri në fund. Demokratët një njollë të tillë nuk e mbajnë dot. Ne duam transparencë për këtë rast këtë njollë mbi kokë nuk e mbajmë dot. Demokratët shqiptarë nuk duan që kjo çështje të harrohet. Cilido që ka kontribuar që të fshihet çështje do të jetë përgjegjës para ligjit.

Strazimiri u shpreh ata që kanë bërë veprime të tilla duhet të mbajnë përgjegjësi.
Gent Strazimiri: Dikush e ka mbyllur këtë dosje që Basha të bëjë veprime që nuk ka dashur ti bëjë. Basha e ka thënë me gojë një vit më parë që është nën presion nga SHBA. Këtu nuk bëhet fjalë se si mendoj unë. Nëse duam të vërtetën ti shkojmë deri në fund. Njolla të lidhjeve me rusët nuk i mbajmë mbi kokë. Ai që e ka bërë të mbajë përgjegjësi.

Zjarr Tv Ad