Filloi të qeshte kur po kalonte Kryeministri/ 45 vjeçarja shoqërohet në komisariat dhe tha se…

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua me iniciale T.B, është shoqëruar në polici, pasi po qeshte me zë të lartë. Kjo nuk është një anektodë, por një histori e vërtetë që ka ndodhur në mes të Tiranës, madje kjo gjë raportohet edhe në shkresë zyrtare.

Një 45-vjeçare, përfundoi për pak orë në komisariatin numër 1 me urdhër të gradës, pasi këta të fundit, e konstatuan duke qeshur dhe për këtë arsye, sipas tyre ajo po prishte rendin dhe qetësinë publike.

Historia e pabesueshme “e qeshjes se ndaluar”, shtjellohet akoma me tepër me rrefimin e vetë gruas që qeshi, e cila ka deklaruar se ajo ka qeshur, pasi ka dëgjuar Kryeministrin.

“Isha duke dalë nga puna që ndodhet ne Kalane e Tiranës dhe pashë Kryeministrin, ku pasi ai tha diçka që unë nuk e dëgjova mirë , qesha me zë të lartë”, – ka rrëfyer gruaja, e qeshur e cila i kushtoi disa orë në komisariat.

Postimi i plotë: Gruaja që qesh…!

Një 45 vjecare me inicialet T.B, perfundoi për pak orë në komisariatin numër 1, me urdhër të gardës, pasi këta të fundit e konstatuan duke qeshur dhe për këtë arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetesine publike. Madje akoma dhe më tepër.

Ngjarja – ka ndodhur në datën 15 tetor në Kryeqytet, në rrugën Fuat Toptani në orën 20.10. Mes personave që kanë dhënë deklaratë, nuk është vetëm gruaja që u shoqërua dhe u pyet, por edhe polici i patrullës që shprehet se ;
– unë nuk kam konstatuar që kjo femër të prishte qetësinë publike.
“Por atë e solli punonjësi i Gardës së Republikës, shpjegon si deklarues që tregon rrethanat e hetimit oficeri D. D. Historia e pabesueshme “e qeshjes së ndaluar”, shtjellohet akoma më tepër me rrëfimin e vetë gruas që qeshi.

“Isha duke dalë nga puna që ndodhet në Kalanë e Tiranës dhe pashë kryeministrin, ku pasi ai tha diçka që unë nuk e dëgjova mirë , qesha me zë të lartë”.

Në këto momente, policia e zënë ngushtë nga kërkesat e Gardës, për ta shoqëruar kundravajtësen, e shoqëroi për veprimet e para hetimore në komisariatin numër 1. “Femra në momentin që na i dorëzoi punonjësi i gardës nuk kishte maskë në fytyrë dhe në këto rrethana u aplikua gjoba ndaj saj”, deklaron oficeri i cili fillimisht mësohet të ketë hezituar dhe për t’ju bindur gardës, ka kerkuar ta kryejë shoqërimin pak minutësh të gruas që qesh. Polici thotë se ka kërkuar një shërbim në të cilin duhet të merrte pjesë në aksion edhe një oficere femër.

Kjo që sapo shkrova, nuk është anektodë. Ka ndodhur vërtetë në mes të Tiranës dhe raportohet pikërisht kështu në shkresat zyrtare. Teutës i kushtoi e qeshura, një xhiro në polici.
Nesër , dikujt tjetër mund t’i kushtojë më shumë, por mos rrini asnjëherë pa qeshur. Eshte ilaçi më i mirë për jetën!

Zjarr Tv Ad