Kujtim Gjuzi deklaron: Nuk ka Corona*virus është thjesht grip stinor

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti opozitar Kujtim Gjuzi, nuk e ka pritur mirë mungesën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ditën e sotme në Kuvend, pasi u infektua me Corona*virus.

Gjuzi tha se; në momentin që ai kërkon Ministra për interpelancë “i ndihmon” Zoti që të jenë me grip”. Deputeti deklaroi se nuk ka Corona*virus, por thjesht grip stinor.

Kam një kërkesë për interpelancat e jashtëzakonshme, por kur duhet të vijnë tek unë “i ndihmon” Zoti Ministrat që të jenë me grip stinor. Shqiptarë nuk ka Corona*virus. Gripi është stinor. Është stinor, nuk ka grip”, tha Gjuzi, deklarata e të cilit, nuk u prit mirë nga deputetët e mazhorancës.

Gjuzi tha se; e kërkon Ministren në interpelancë, për grevën e grave të naftëtarëve.

“Ju zonja këtu duhet të shkoni tek greva”, tha ai duke iu drejtuar deputeteve të mazhorancës.

Zjarr Tv Ad