Fillon tërheqjen e trupave amerikane nga Siria

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas burimeve nga Departamenti i Mbrojtjes, një lëvizje e tillë përfaqëson një tradhti të aleatëve kurdë. Zërat për një lajm të tillë kanë filluar të përhapen prej kohësh nga “Wall Street Journal”, sipas të cilit SHBA po përgatisin tërheqjen totale të forcave ushtarake nga veri-lindja e Sirisë.

Gazeta ka cituar disa burime, sipas të cilave funksionarët amerikanë kanë filluar të informojnë partnerët e zonës në Siri për planin e tyre. SHBA do të tërhiqen me shpejtësi, ka deklaruar një funksionar amerikan për agjencinë AFP, në kushte anonimati.

Pentagoni që më parë e ka mbrojtur çështjen e një qëndrimi më të gjatë ushtarak të Amerikës në Siri, dukë deklaruar se nevojitej ndalimi i përpjekjeve xhihadiste që ka për qëllim pushtimin e zonës.

Megjithatë, Trump e ka shprehur shumë herë vullnetin për t’i rikthyer trupat nga lindja e mesme në shtëpinë e tyre sa më shpejt. Dërgimi i parë i ushtarakëve Amerikanë në Siri daton nga fundi i vitit 2015, me mbërritjen e një kontigjenti të vogël forcash speciale. Më pas, në muajt që vijuan janë dërguar edhe trupa të tjerë, duke mbërritur deri në shumën e 2.000 njësive kompleksive.

 

Zjarr Tv Ad