Financimi rus i Bashës/ Dosja u mbyll në Shqipëri, Imeraj: Isha kundër

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014. Presidenti Vladimir Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Kjo ka ndodhur edhe me Partinë Demokratike, kur drejtohej nga Lulzim Basha.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Basha u hetua, por hetimi u mbyll dhe u dërgua në gjykatë, pa u marrë dëshmia e Nick Muzin, dëshmitar kyç në këtë çështje.

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, deklaroi pak kohë më parë në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ajo ka qenë kundër mbylljes së hetimeve dhe ka kërkuar që prokurorët t’i shkojnë asaj deri në fund, madje duke i siguruar imunitet edhe Nick Muzin, që ai të dëshmonte.

Ylli Rakipi: Ju nisët hetimin për Bashën?

Elisabeta Imeraj: Kur kam mbërritur unë, hetimi kishte nisur. Është intensifikuar me tre prokurorë. Prokurorët janë të pavarur. Unë kam mbajtur qëndrimin tim, që nuk ka rëndësi se si është rezultati, sepse drejtuesi i prokurorisë nuk mund të ndërhyjë, por kam dalë me udhëzimin përkatës, duke bërë të ditur që hetimit t’i shkohet deri në fund.

Ylli Rakipi: A keni patur komunikim me faktorin ndërkombëtar për këtë problem?

Elisabeta Imeraj: Kemi dy momente, të cilat do t’i sqaroj. Çështja është e mbyllur tani, ka mbaruar. Prokuroria i është drejtuar organeve në SHBA për ndihmë juridike. Është kërkuar informacion dhe marrja e dëshmisë së Muzin. Në kthim-përgjigje kanë ardhur informacionet, por nuk është bërë e mundur pyetja e zotit Muzin.

Në argumentimin e bërë në kthim-përgjigje dhe kërkesën për ndihmë, është arsyetimi se zoti Muzin ka përfituar nga e drejta për të mos folur (në SHBA), ndërsa në raport me organet në Shqipëri, nëse i jepet garanci në mos-marrjen e përgjegjësisë penale, do të jepte dëshminë. Unë personalisht, duke parë zanafillën hetimore, që hetimit i duhet shkuar deri në fund, kam udhëzuar, që prokuroria të mos ketë fazë përfundimtare, por të krijojë mundësinë proceduriale që Muzin të japë dëshminë e tij! 

Lorenc Vangjeli: Iu ofrua zotit Muzin imunitet? 

Elisabeta Imeraj: Prokurorët vendosën të mbyllej hetimi dhe të shkojë çështja në gjykatë. Nëse prokuroria do të ishte e centralizuar, drejtuesi i prokurorisë kishte mundësi të shfuqizonte vendimmarrjen e prokurorëve të çështjes.

Lorenc Vangjeli: Shihni ju ndërhyrje politike? Ishte kandidat për kryeministër zotëria. 

Elisabeta Imeraj: Këtë nuk e di, nuk marr vesh nga politika. Ajo që ka ndodhur është që unë si prokurore… Unë kam qenë kundër mbylljes së çështjes. Po t’i rikthehemi medias, opozita ka pretenduar që Elisabeta Imeraj po bën presion për mbyllje të çështjes.

Zjarr Tv Ad