Foto me kuti bananesh, çfarë mesazhi po na jep Artan Hoxha nga Ekuadori

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari, Artan Hoxha ndodhet prej disa ditësh në Amerikën Latine, ku pas Kolumbisë është dukë qëndruar edhe në Ekuador, vend i cili është kthyer në njërin prej burimeve kryesore të kontejnerëve me kokainë nga kontinenti i largët në vendin tonë.

Duke publikuar disa foto nga zyra e njërit prej prokurorëve të kryeqytetit Guayaquil, Hoxha shprehet se kutitë e bananeve pas tij janë të mbushura me dosje të narkotrafikut, brenda të cilave ndodhen edhe personazhe të njohur të trafikut nga Shqipëria.

Hoxha paralajmëron edhe publikimin e disa materialeve të rendësishme në lidhje me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri.

Postimi i plotë

Une kujtoja se me arkat prej kartoni te bananeve, mbahen vetem banane!!!!

Por ne Ekuador, prokuroret e Guayaquilit, ne arkat prej kartoni te bananeve, mbanin fashikujt e dosjeve te karteleve dhe organizatave te krimit te organizuar nderkombetar…

Kjo qe duket si magazine bananesh nga Maminasi, nuk ishte zyre dosido, por ishte zyra e nje prokurori te rendesishem…

Me kushtet qe punonin prokuroret ne Ekuador, prokuroret tane nuk duhet ta hapin gojen fare, se punojne ne ambjente luksi…

Ne ato arka bananesh mbushur perplote me dosje, kishte dhe emra organizatash shqiptare te narkotrafikut, perfshire emra personazhesh te degjuar dhe te padegjuar.

Por do kemi dimer te gjate perpara, per te treguar kush jane boset ne renie dhe mbreterit e rinj te kokaines nga Amerika Latine drejt Europes…

Ne zyren prej 9 metrash katrore e prokurorit publik për krime transnacionale me qendër në provincën e Guayas,

Doktor Giancarlo Almeida….

Zjarr Tv Ad