Sheila Haxhiraj ndez rrjetin/ Këngëtarja pozon nudo nga vaska, shpërthejnë në komentet

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Panoramaplus/Sheila Haxhiraj i ka vënë zjarrin rrjetit me disa foto shumë provokuese.

Këngëtarja ka guxuar dhe ka poztuar disa foto sensuale në Instagram ku shfaqet nudo në një vaskë. Në foton e parë shihet portreti i saj dhe duart jashtë vaskës ndërsa në të dytë ajo shfaqet e mbuluar në ujë e shkumë.

Ajo që shkaktoi më shumë reagime ishte fotoja e tretë, një foto bardhë e zi në të cilën artistja shihet nudo duke i lënë pas vend imagjinatës.

Në postimin e saj ka patur me dhjetëra komente, pjesa më e madhe e të cilave shprehin se sa sensuale dhe ‘hot’ duket ajo në këto foto.

  Sheila ishte pjesë e “Big Brother VIP 1” duke mos i rezistuar shumë formatit pasi mbylli rrugëtimin shumë shpejt. E kjo sipas saj lidhet edhe me natyrën e saj hermetike. Sheila rrëfeu se nuk e ka pranuar menjëherë ftesën për të qenë pjesë e reality-showt, duke njohur natyrën e saj introverte. Madje ajo shtoi se fillimisht ka pasur frikë për ta pranuar ftesën.

“Më është dashur kohë të vendos sepse ka qenë eksperiencë e re dhe unë jam pak introverte si natyrë. Nuk kam dashur të jem shumë e ekspozuar prandaj edhe e kam mbajtur hermetikisht jetën time personale. Ka qenë nga ato frikërat e mia por besoj se kam bërë vendimin e duhur sepse pata një rritje personale dhe profesionale.”- tha Sheila, ndërsa sa i përket momenteve të para jashtë shtëpisë pasi u eleminua nuk e ka pasur të lehtë ambientimin me botën jashtë: “Kur kam dalë jam përlotur sepse kisha një mall për të afërmit, për shoqërinë e ngushtë. Ka qenë pak moment i hutuar edhe qëndrova një muaj. Ishte diçka e çuditshme kur kam dalë, pashë që kishte pse jetë akoma.”

Zjarr Tv Ad