Flet gazetarja e njohur: Berisha non-grata s’i duhet më as partisë as vendit, Grida Duma duhet emëruar në krye të PD-së

0
1058
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha non-grata nga Britania e Madhe, pas SHBA-së, kanë nisur të qarkullojnë zërat se kush duhet të vijë në krye të Partisë Demokratike.

Për gazetaren e njohur nga Kosova, Arbana Xharra, Berisha “non-grata” tashmë nga SHBA dhe Britania nuk i duhet më as partisë dhe as vendit.

Ajo thotë se në krye të PD-së duhet të vijë Grida Duma, një politikane me eksperiencë dhe guxim.

Reagimi i gazetares:

“Grida Duma duhet emëruar në krye të PD-së. Berisha në listë të zezë të SHBA-së tash të Britanisë së Madhe, si duhet më as partisë e as vendit. Grida është gjatë në politikë, dhe çfarë është shumë me rëndësi, ajo ka guxim sepse kjo të duhet më së shumti në skenën politike shqiptare.

Grida është gjenerata e politikanëve që i duhet Shqipërisë në rrugëtimin drejte Evropës”, shkruan gazetarja Xharra në një postim në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad