Flet gjyshja e 12-vjeçares që vrau veten në Pogradec: U takua me të ëmën pas 7 vitesh…

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyshja e 12-vjeçares nga Pogradeci e cila i dha fund jetës pak javë më parë, ka rrëfyer në emisionin “Me Zemër të Hapur”, detaje nga tragjedia.

Ajo ka treguar bisedën e fundit me vogëlushen, si dhe ato çfarë mbesa i pohoi pas takimit që e mitura kishte bërë me të ëmën, 7 vite pasi e kishte braktisur dhe ishte ndarë me të atin.

Gjyshja thotë se në takim, nëna i kishte thënë se do të vinte dhe do ta takonte prapë e së do ta merrte me vete në Greqi.

Gjyshja e vajzës: Ish nusja, se kuptuam pse u largua, ishte dhe e vogël në moshë. Është larguar herën e parë kur ishte 2 muajshe shtatzënë… shkaku pse u largua nuk e dimë, kanë qenë 15-16 vjeç të dy me djalin. Ajo nuk e ka lindur vajzën tek ne, e kem marrë në shtëpi kur ishte vajza 1 vjeç, dhe më pas iku kur ishte vajza 3 vjeçe.

Atë ditë që iku e la vajzën me çupën e djalit tjetër, unë isha për kafe në një vend, dhe kur erdha nuk e gjeta. Lajmëruam policinë dhe na tha se nuk kthehet, dhe vajzën e la.

Gjyqi i parë ia la asaj kujdestarinë, por ajo nuk kishte mundësi ta mbante se edhe ajo është rritur jetime.

Në muajin prill, pas 7 vitesh, ajo u takua me vajzën. Çupën e përgatiti nusja (njerka e saj) dhe e nxori gjyshi që ta takonte e ëma. 10-15 minuta ka ndenjur. Në fillim kur e pa kishte qarë e ëma dhe i kishte thënë ‘sa qenke rritur, mami do vij prapë do të blej telefon’. Po vajza i kishte thënë që jo se unë kam babin. Çupa këto ka thënë edhe tek shoqet e saj, që i kishte thënë se do të vinte prapë.

Vajza në këto vite nuk shprehej për të ëmën, dhe kur e pyesja unë, nuk është se jepte ndonjë reagim kushedi.

Ajo e kujtonte dhe ditën që e ka lënë e ëma. I ka thënë e ëma do vi dhe do të të marr në Greqi, kështu ka thënë vajza tek shoqet e saj, se ne nuk na tha.

Ditën që ndodhi ngjara i çuam haber, erdhi, dhe ajo ishte e tronditur e nuk na tha gjë./BW

Zjarr Tv Ad