Florian Marku triumfon në mes të Anglisë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Florian Marku vazhdon me sukseset. Boksieri shqiptar ka arritur sonte një tjetër triumf të madh duke mposhtur në Angli boksierin britanik, Nathan Bendon. Pas 6 raundeve spektakolare, ku të dy boksierët shkëmbyen grushte pafund, fitues doli pikërisht shqiptari, Florian Marku i cili fitoi me pikë 60-55.

Pas ndeshjes Marku u shpreh:

Këtë fitore ia dedikoj të gjithë shqiptarëve që më mbështesin kudo. Sonte kam qenë me temperaturë 39, por për fat të mirë ja kam dalë me sukses.” Të pranishëm në sallë për të ndjekur Markun kanë qenë mijëra shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, mes tyre edhe futbollistët, Eros Grezda edhe granit Xhaka.

Ndeshja e plote: https://www.facebook.com/iamflorianmarku/videos/2672071056185984/

Zjarr Tv Ad