Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Armando Sulejmani ka qenë shënjestra e autorëve të krimit të sotëm në Vlorë.
Ky person i ka shpëtuar edhe një tjetër atentati në vitin 2016, në momentin që sapo kishte dalë nga banesa e tij.
Ai është me precedentë të mëparshëm penalë.
I riu ka qenë anëtarët i bandës së njohur të “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burgim.
Sa i përket ngjarjes së sotme, në të mbetën të vrarë dy persona, Aurest Rexho dhe Arjan Hasani.
Ata u qëlluan teksa ishin duke lëvizur me një automjet. Breshëria e kallashnikovit rezultoi fatale për dy personat, ndërsa objektivi u plagos.
Policia ka nisur punën për kapjen a autorëve, ndërsa në fshatin Sherisht është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët.