“Forbes” frymëzohet nga Kosova

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

A është Kosova, historia më e madhe e suksesit në edicionin e parë të Ligës së Kombeve? Këtë pyetje shtroi në faqen e parë të rubrikës sportive, revista e njohur amerikane “Forbes”.

E specializuar për hulumtimet ekonomike, por me vëmendje edhe në historitë përtej shifrave, “Forbes” i ka kushtuar një shkrim të veçantë përfaqësueses së Kosoves , që fitoi grupin e saj dhe mbetet në garë për një vend në “Euro 2020”.

“Për disa nga kombëtaret e mesme të futbollit europian, ky kompeticion jep një mundësi për të luajtur ndeshje të rëndësishme kundër rivalëve të njëjtë, si dhe sigurimin e një rruge të mundshme për kampionatin europian të vitit 2020.

E për ndonjë kombëtare të vogël, ajo mund të ketë dhënë momentin më të madh në historinë e saj të futbollit”, shkruan mes të tjerave “Forbes”, me vëmendjen te Kosova. “Sigurisht, historia e Kosovës në futbollin europian daton që nga viti 2016, por fitorja 4-0 ndaj Azerbajxhanit qëndron si ndeshja e saj më e mirë. Vendi, i cili shpalli Pavarësinë në vitin 2008, luftoi shumë për t’u pranuar në UEFA dhe e filloi jetën pa asnjë lojtar, pa stadium, por me shumë shpresë.

Tani, Kosova ka një mundësi të mirë për t’u kualifikuar në ‘Euro 2020’”, shkruhet në revistën amerikane. “Forbes” shton gjithashtu se, për një vend që pësoi emigrim masiv gjatë fundit të viteve 1990, për shkak të Luftës së Kosovës, një brez i ri – i përbërë nga emigrantë që lëvizën si fëmijë, ose lindën pak pas largimit të prindërve, – mund të ofrojë një potencial të madh me talente.

 

Zjarr Tv Ad