Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri ne muajin tetor 2018

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Tetor 2018, është 786.089, krahasuar me Tetor 2017, ky tregues rezulton me ulje 1,2 %. Në Tetor 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 337.603. Krahasuar me Tetor 2017, ky numër është ulur me 11,0 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në dhjetëmujorin e 2018 është 5.399.426 duke u rritur me 17,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në Tetor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri është Zvicra e cila ka patur rritjen më të madhe me 134,5 %, ulje kanë patur hyrjet e shtetasve nga Polonia me 71,8 %. Në dhjetëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri është Polonia me një rritjen të madhe prej 34,8 %.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Tetor 2018, janë 791.058 duke shënuar një ulje me 3,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2018, është 471.582 krahasuar me Tetor 2017, ky numër është rritur 9,6 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2018, është 319.476. Krahasuar me Tetor 2017, ky numër është ulur 17,0 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në dhjetëmujorin 2018, është 4.537.760, duke u rritur 3,9 %, krahasuar me të njëjtënperiudhë të një viti më parë.

Zjarr Tv Ad