Detaje të reja, policia greke: Si u vra shqiptari në kufi

0
204
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Janinë ku një shqiptarë është vrarë dhe një polic grek është plagosur, pas një shëmbimi zjarri në kufirin greko-shqiptarë.

Mësohet se një grup shqiptarët po transportonin drogë nga Shqipëria në Greqi dhe pasi u pikasën nga policia, ata hapën zjarr ndaj kësaj të fundit. Burime zyrtare nga policia greke bënë me dije se shqiptarët po transportonin marijuanë dhe heroinë. Ndërkohë në vendngjarje janë gjetur çanta me drogë, ku mendohet se janë rreth 100 kg marijuanë.

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar përmes një deklarate zyrtare policia greke e cila ka dhënë informacione për vrasjen e një shqiptari në Janinë gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë greke, dje pasdite, pas një informacioni të marrë në rruge operative për trafik të lendeve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, Janine, efektive të seksionit të luftës kundër drogës të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visani, Pogon, janë qëlluar me armë zjarri Kallashnikov.

Efektivet e policisë greke iu përgjigjen të shtënave dhe si pasoje e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur një shtetas shqiptar 39 vjeç si dhe u plagos një efektiv policie.

Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe sekuestruan 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg 200 gram marijuane dhe 2 arme zjarri Kallashnikov. Efektivi i plagosur ndodhet ne spitalin “Haxhikosta” në Janine. Vijon operacioni për kapjen e trafikanteve të tjerë dhe mbledhjen e materialit hetimor.

Zjarr Tv Ad