FOTO/ Ky është qytetari që goditi me grusht në mes të turmës Berishën

0
622
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këto janë pamjet kur qytetari godet me grusht kreun e PD-së Sali Berisha.
Siç shihet në pamjet në momentin që Berisha së bashku me protestuesit po marshonin drejt protestës një qytetar identiteti i të cilit nuk dihet ka ndërhyrë mes turmës dhe e ka goditur me grusht në fytyrë.

Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat të cilët e kanë goditur me grushte dhe shqelma personin  që goditi liderin historik të PD-s.

Një person ende i pa identifikuar ka sulmuar Sali Berishën gjatë marshimit të tij në protestë.  Ai menjëherë është neutralizuar nga truprojat.


Ende nuk dihet se pse ky person ka sulmuar Sali Berishën, por raportohet se ai ka qenë pjesë e turmës dhe më pas i ka dalë para liderit të PD-së dhe e ka qëlluar me grusht në fytyrë.

Raportohet se Sali Berisha ka pasur gjakderdhje në fytyrë për shkak të goditjes së fortë nga personi në fjalë.

Mësohet se Berisha është goditur me grusht nga një person i veshur me te kuqe, i cili është afruar si protestues dhe duke përfituar nga rasti nga goditur Berishën me grusht. Pas goditjes, Berisha është përgjakur, ndërsa kanë ndërhyrë menjëherë badigardët e tij duke larguar sulmuesin.

Ky i fundit është rrahur prej badigardëve duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Siç duket edhe nga pamjet, Berisha ka pësuar dëmtime të shumta në fytyrë.

Pamjet dhe fotot janë marrë nga: Euor News
Copyright: https://euronews.al/foto-ky-eshte-qytetari-qe-goditi-me-grusht-ne-mes-te-turmes-berishen/?mibextid=Zxz2cZ

Zjarr Tv Ad