FOTO-LAJM/ Darka e fundit e Arben Ahmetaj para se të arratisej nga Shqipëria, verë e puro me Artan Gaçin

0
595
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo është një foto ku shfaqet në një restorant të njohur në Tiranë, ish-zv/kryeministri i vendit Arben Ahmetaj, që tashmë është shpallur në kërkim nga prokuroria e Posaçme SPAK.

Fotoja besohet se është shkrepur në ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri të Arben Ahmetaj, përpara se SPAK ti drejtohej Kuvendit me një kërkesë për marjen e autorizimit për arrestimin e tij.

Në foto, shfaqet Arben Ahmetaj, Artan Gaçi personi me bluzë të zezë dhe një shtetas tjetër i paidentifikuar, për shkak të pozicionit të tij me shpinë në tavolinë.

Të tre ndodhen në ambjentet e një restoranti të njohur në Tiranë.

Ndërkohë vera e bardhë, Sushi dhe Puro, shoqërojnë tavolinën. Artan Gaçi, më parë ka qënë deputet i Partisë Socialiste, njëherësh është bashkëshorti i Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Artan Gaçi, cilësohet dhe si investitor strategjik, pasi përmes kompanisë “Dreamades Luxury Suites” në Himarë, Edi Rama i dhuroi 10 mijë m2 tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit turistik./ORANEWS

Zjarr Tv Ad