Frikë nga protestuesit, Franca mbyll muzetë dyqanet dhe kullën Elifel

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parisi ka vendosur të mbyllën vendet turistike mes frikës së rritjes së dhunës së mëtejshme nga protestuesit anti-qeveritarë. Në të gjithë Francën, 89.000 policë do të jenë në detyrë dhe automjetet e blinduara do vendosen në kryeqytet, njoftoi kryeministri Edouard Philippe. Policia kërkoi që ditën e shtunë dyqanet dhe restorantet në Pallatin Elysee të mbyllen. Gjithashtu edhe disa muze.

Operatori i Kullës Eiffel tha se kërcënimi nga protestat e dhunshme bëri të pamundur sigurimin e “kushteve adekuate të sigurisë”.

Ndaj edhe Kulla e Eiffelit do të mbyllet. Ministri i Kulturës, Franck Riester tha se muzeumet e Louvre dhe Orsay, shtëpitë e operas dhe kompleksi Grand Palais janë ndër vendet që do të mbyllen.

Policia i kërkoi dyqaneve dhe restoranteve përgjatë Pallatit Elysee si edhe në rrugët e tjera tregtare të mëdha të qëndrojnë të mbyllura dhe të heqin çdo objekt jashtë si tavolina dhe karrige. Paris përjetoi disa nga trazirat më të mëdha në dekada të shtunën e kaluar.

Një seri ndeshjesh futbolli janë shtyrë të shtunën (7 dhjetor) si Qeveria raportoi se po heq dorë nga rritja e taksave të karburanteve, që shkaktoi edhe protestat masive. Por pakënaqësia ndaj qeverisë është përhapur dhe protestat kanë shpërthyer mbi çështje të tjera.

Zjarr Tv Ad