Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministria e Shëndetësisë edhe sot ka paralajmëruar për rrezikun e sëmundjes së fruthit, që ka rënë në masë tek të vegjlit.
Fruthi shkaktohet nga një virus i cili është shumë ngjitës.
Virusi infekton aparatin e frymëmarrjes dhe përhapet nëpërmjet spërklave nga hunda, goja ose nga fyti i personave të infektuar gjatë kollitjes, teshtitjes, si dhe nga kontakti i ngushtë personal ose kontakti i drejtpërdrejtë me sekrecionet e infektuara të hundës ose të fytit.
Virusi mbetet aktiv dhe ngjitës në ajër ose në sipërfaqet e infektuara deri në 2 orë.
Ai mund të transmetohet nga një person i infektuar 4 ditë para fillimit të shpërthimit të puçrrave si dhe deri në 4 ditë pas shpërthimit të tyre.