“Furtunë në gotën me raki të politikës”, fjalimi i Xhaçkës si asnjëherë më parë

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Olta Xhaçka mbajti sot fjalën në Kuvend, ku foli për mandatin e saj si deputete.

Deputetët e parlamentit pritet të votojnë sot për dërgimin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Xhaçkës. Ajo tha se ndaj emrit të saj janë hedhur shumë shpifje dhe gënjeshtra.

Xhaçka mohon akuzat se ka shpërdoruar detyrën e saj si deputete, ndërsa tha se ndaj saj vazhdon të hidhet baltë pa argumenta dhe fakte.

Në sallë diskutohet fati i mandatit të saj, Xhaçka i “qahet” deputetit socialist

Xhaçka: Tani, i kthehemi pak çështjes, përmbaje Gazit të lutem. U bë një kohë e gjatë shpifje, je një gënjeshtar i rëndomtë. Dëgjo, atehërë u bë kohë e gjatë që emri im lidhet me abuzim me mandatin e deputetes…Une dhe familja ime nuk kemi perfituar asnje qindarke nga fondet publike, zero.

Prej kohësh emri im po lidhet me paligjshmëri. Nuk jam përgjigjur por jam menduar të rri apo të largohem nga politika. Emri im po hidhet si top lecke. Unë nuk kam çfarë të fsheh. Kuvendi nuk ka çfarë të votojë për çështjen time. Gjykata Kushtetuese e ka pasur dhe e ka pushuar çështjen. Unë nuk do të komentoj më tepër për këtë, por do ju le ju të flisni. Nuk mund të hesht dhe zeri im duhet që të dëgjohet. Askush nuk do të gjej një fjali të dalë nga goja ime, kundër organit të drejtësisë.

Kurrë mos u bëftë kjo hoteleri, pas baltës që është hedhur. Për të drejtën e plazhit për klientët e hotelit, jo të përfitimit të hotelit pa pasur plazh fare. Deti dhe plazhet janë pasuri kombëtare të papërfitueshme nga askush dhe mund të përdoren. T’u thuash njerëzve që ai mori plazhin, kjo është të tallesh me ta. Duhet të ketë plot nga ata që po dëgjojnë. Pas hatave dhe bëmave që kanë dëgjuar, e kanë të pamundur që të besojnë. Një furtunë në gotën me raki të politikës që çfarë nuk përfituan nga kjo politikë. Sot janë në fazën e heqjes së rakisë.”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad