Fushata elektorale e PS, gruaja e djalit të Hekuran Isait: Rama nuk e bëri të bujshme sepse e ka fitoren në xhep

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivisja Brizida Gjikondi duke komentuar hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste pa pasur organizime të mëdha, e konsideroi si shenjë se kryeministri, Edi Rama e ndjen të sigurt fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit. E ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, Gjikondi tha se fakti që përballë Ramës qëndrojnë kandidatë të koalicionit Meta-Berisha është një komoditet shumë i madh për Partinë Socialiste.

“Rama nuk e bëri të bujshme fushatën sepse e ndjen se e ka fitoren në xzhep. Të kesh përballë kundërshtarë si Berisha dhe Meta është një komoditet shumë i madh. Ata janë karma e vetes së tyre, nuk ka nevojë Rama të merret me ta. Patjetër që fushata e tyre do jetë bombastike, hapet nesër. Por shqiptarët nuk janë më të interesuar pr të shpëtuar nga halli krereët e opozitës shqiptare. Sepse ata janë bashkë nga halli jo nga malli. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për ekzistencën e tyre në skenën politike shqiptare”-tha Gjikondi.

Ndërsa teksa foli për rezultatet e sondazhit të institutit italian ‘Piepoli’ të realizuar në bashkëpunim me Report TV për qytetin e Tiranës, aktivistja u shpreh se mbështetja e qytetarëve e treguar në sondazh për Veliajn tregon se ky i fundit preferohet përballë kandidatëve përballë tij, edhe pse drejton bashkinë më të madhe në vend prej 8 vitesh.

“Ai vjen pas dy mandatesh rrjesht, tregon se në përgjithësi 3 mandate nuk është se të konsumojnë. Për sa kohë që ka kaq mbështetje, është tregues se qytetarët e Trianës përballë kandidatëve të tjerë, preferojnë atë për të vazhduar projektin që ka për kryeqytetin”-tha Gjikondi.

Më tej ajo shtoi se Meta dhe Berisha e kishin përzgjedhur me qëllim Këlliçin për të kandiduar në Tiranë pasi ky i fundit nuk kishte asnjë përvojë të mëparshme në poste kyç shtetërore, gjë që sipas Gjikondit tregonte se dyshja opozitare dëshiron t’u tregojë qytetarëve se vota e tyre për Këlliçin, praktikisht llogaritet si votë për ta.

Zjarr Tv Ad