Fushata elektorale/ Kryemadhi: Me financim nga shteti, para merr vetëm PD dhe PS. Përveç Bashës, edhe Rama akuzohet për donacione ruse

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se në takimin që ka pasur dje me ambasadoren amerikane Yuri Kim në ambientet e KQZ, bashkë me përfaqësues të tjerë të partive parlamentare, ka kërkuar institucionalizimin e donacionit për partitë politike për fushatat elektorale.

Ndërkohë që u shpreh kundër një financimi për partitë politike vetëm nga shteti pasi në këtë mënyrë, sipas saj merr para vetem PD dhe PS.

“Për të bërë një donacion një shumë të caktuar për një parti politike ka procedura të shumta. Partitë politike mund të marrin shuma të jashtëzakonshme, të mëdha të padeklaruara, mjafton të shikosh cfarë ka ndodhur me zgjedhjet do shikosh miliona metra katrorë banera të PS, miliona minuta kohë televizive kush i ka paguar? Vetëm në periudhën e fushatës buxheti i shtetit është 89 herë më shumë para të subvencionuara gjasmë për rindëtimin se sa nga 26 nëntori 2019 deri më 25 mars 2021. Pra në 24 muaj qeveria ka dhënë X lekë ndërsa për një muaj ka dhënë 89 x lekë.

Ne kërkuam jo të liberalizohet donacioni por të institucionalizohet donacioni.

Financimi nga shteti do të thotë të marrë para vetëm PS ose partia që është në pushtet.

Ata që duan të garojnë në mënyrë të pavarur kush do ju financojë? Një spot publikcitar sot kushton më shtrenjtë se një seancë kimioterapi.

SHBA nuk pranojnë para të huaja në financimin e fushatave elektorale e të gjitha i kanë të bëra përmes kartave të kreditit, s’ka kartë krediti fiktive si akauntet e FB dhe Instagram, s’ka kartë krediti që vjen nga Bangladeshi e vendet e tjera të largëta. Me karta krediti ruan dhe diskrecionin e donatorit. LSI ka deklaruar që gjithë donatorët e sot janë në media, ju bëjmë analizën fizike, ndërkohë që PS apo PD kanë të deklaruar vetëm person fizik pa kartë ID pa numër telefoni, pa adresë, pa gjë“, u shpreh Kryemadhi në një intervistë për EuronewsAlbania.

Kryemadhi ka komentuar dhe shkrimin e medias amerikane qe ka zbuluar lidhjet

“Ke dy parti politike qe akuzohen sot per financime ruse, një është zoti Basha që ka pasur një proces e ka mbyllur per procedure dhe sot jo më larg se dje kemi një media në SHBA që ka bërë prezent angazhimin e kryeministrit shqiptar me një nga ish drejtuesit e një institucioni në SHBA që e lidh me financimet ruse në SHBA. Mungesa e një transparence ka bërë të mundur që të interferojë në jetën politike shqitpare jo paratë ruse, se paratë kanë qenë mjeti për të interferuar influencat ruse”, tha Kryemadhi.

Sipas shkrimit, një dokument i siguruar nga “Insider”–i zbuloi se hetuesit po shqyrtonin marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të lartë të Oleg Deripaska, oligarku miliarder rus, i cili ishte në qendër të akuzave për bashkëpunimin e Rusisë me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.

Dy burime i thanë “Insider”-i se McGonigal ishte i afërt me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas një email-i të rishikuar nga “Insider”-i, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të email-it të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një firme amerikane që kryeministri po mendonte të angazhonte për nismën kundër korrupsionit. Në fund, FBI-ja nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë. Një përfaqësues i qeverisë shqiptare tha se marrëdhënia e kryeministrit Rama me McGonigal ishte miqësore, tërësisht private pa interes publik. “Ne nuk kemi asnjë ide për asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me firma, dhurata, pagesa, rimbursime udhëtimi përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad